Site icon Telegrafi

Fillojnë ankesat e serbëve për miqësoren e Kosovës

“Bëhet fjalë për promovimin e një shteti të panjohur që nuk është anëtare e FIFA-s. Ne do të përcjellim rrjedhën e ngjarjes, vendimi i FIFA-s është i njëanshëm dhe ne nuk kemi mundësi të ndikojmë në të. Kemi pranuar që ata të luajnë ndeshje miqësore, por pa flamur dhe himn”, ka thënë sekretari i FSF-s, Zoran Lakoviq.

“Ne do të përcjellim me vëmendje se çfarë do të ndodhë në atë ndeshje. Duam të shikojmë nëse FIFA do ta thyej vendimin e saj, ose më mirë të themi se a do ta respektoj Kosova marrëveshjen, që të mos ketë as himn e as flamur. Dyshoj se do të ndodhë kjo, por ta presim 5 marsin”, shtoi Lakoviq.

Kosova do të luaj me Haitin ndeshjen e parë miqësoren ndërkombëtare me 5 mars në Mitrovicë. Mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës thotë se do t’i përmbahet strikt të gjitha rekomandimeve të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. “Ne si federatë do ti përmbahemi të gjitha kërkesave që dalin për nga vendimi i FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Prej kërkesës së parë e deri tek ajo e fundit do të kryhen sipas rekomandimeve të FIFA-s, pasi që nuk duam të rrezikojmë lejen për ndeshje miqësore”, tha zëdhënësi i FFK-s, Fazli Berisha.

“Ne i dimë se cilat janë punët që duhet t’i kryejmë dhe ashtu edhe do të ndodhë më 5 mars kundër Haitit”, shtoi ai. Kosova më 5 mars do të zhvilloj ndeshjen e parë miqësore pas marrjes së lejes nga FIFA, sipas së cilës ndalohet përdorimi i simboleve shtetërore. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version