Telegrafi

Fillojnë aktivitetet e DokuKids

Fëmijët nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në Mitrovicë dhe gjatë këtyre katër ditëve të punëtorisë do t’i shkrijnë imagjinatat e tyre kreative në krijimin e videove një minutëshe.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që t’ua mundësojë fëmijëve që t’i shprehin pikëpamjet e tyre përmes video produksionit. Punëtoria udhëhiqet nga konsulentë të UNICEF-it, të cilët kanë përvojë dhe janë të specializuar për të punuar me fëmijë. Punëtori të ngjashme organizohen anekënd botës dhe shërbejnë për promovim të paqes, tolerancës dhe të të drejtave të fëmijëve.

UNICEF-i dhe DokuKids i mbulojnë të gjitha shpenzimet dhe aranzhimet logjistike për fëmijët pjesëmarrës në punëtori. Gjatë punëtorisë “One Minute Junior”do të caktohen kujdestarë të veçantë të cilët do të kujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. /Telegrafi/