Shërbimi i ri në App Store në mënyrë efektive ofron revista, gazeta, publikime, video dhe përmbajtje të ndryshme duke përfshirë muzikën dhe produkte tjera që i mundëson publikuesve të fitojnë para nga shitja e tyre online. Shërbimi i abonimit do të thotë se publikuesit mund të caktojnë çmimin dhe kohëzgjatjen e abonimit, pastaj me një klikim të vetëm konsumatorët automatikisht ngarkohen me përmbajtje adekuate.
Në thelb kjo do të thotë se konsumatorët mund të marrin revista digjitale dhe gazeta nga pajisjet si iPad, iPod touch apo iPhone.
Duke folur për këtë shërbim, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs tha se kompania që ai udhëheq beson se ky shërbim do t’u ofrojë publikuesve një mundësi të re për shpërndarje të përmbajtjeve digjitale përmes pajisjeve iPad, iPod dhe iPhone.