Pas pilotimit me sukses të funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka filluar zbatimi i këtij funksioni në gjitha Gjykatat Themelore në shtetin e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Përmes implementimit të këtij funksioni në gjykata, KGjK ka arritur standarde të larta në transparencën e punës së gjykatës, duke hequr nga përdorimi mënyrën manuale të shpërndarjes së lëndëve, pasi që caktimi i lëndëve tek gjyqtarët tani më bëhet në mënyrë automatike dhe përdoruesi i sistemit apo zyrtari përgjegjës nuk ka mundësi të ndërhyrjes gjatë shpërndarjes së lëndëve, duke eliminuar kështu mundësinë e manipulimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve”, thuhet në njoftim.
Zbatimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL së shpejti do të fillojë edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme. /Telegrafi/