Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e regjistruar në një prej aeroporteve të botës, ku rolin kryesor e luan një zonjë e re, pa emër.
Që në fillim ajo nis të bërtasë, të tundë krahët dhe të hidhet në dysheme, ndërsa pasagjerët e tjerë e shikojnë në heshtje.
Dyshohet se vajza ka reaguar ashpër kur ka marrë vesh se fluturimi i saj është anuluar në momentin e fundit, por informacioni nuk u verifikua dot.
@aknerrd #fyp #delayedflight #fypシ #viral #viraltiktok #meltdown #justwannagohome ♬ original sound – Me
Ajo që ndodhi më pas mbetet mister dhe nuk duhet të spekulojmë sepse nuk dimë asgjë për sfondin e historisë.
Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale bënë shaka me të.
“Kthejani lodrën”, “Kjo është një performancë e vërtetë artistike”, “Po këpucët ku i ka?”, “Thirrni priftin”, lexojnë disa nga mesazhet.
Disa kritikuan sjelljen e vajzës, dhe shumë tërhoqën një paralele me personazhin e Emily Rose nga filmi horror i regjisorit Scott Derrickson. Fokusi i këtij filmi është ekzorcizmi. /Telegrafi/