Bujqit e komunës së Dibrës dhe Zhupës, këto ditë kanë filluar që t’i pranojnë mjetet financiare të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Subvencionet për këtë rajon kanë shkuar për 833 bujq dhe blegtorë, si edhe për 150 prodhues të qumështit. Gjithsej kanë përfituar 800 mijë euro.
Këto të dhëna u publikuan nga Arben Mulladauti, përgjegjës i njësisë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave për rajonin e Dibrës, që e mbulon edhe atë të Zhupës.
Sipas tij, edhe këtë vit janë pranuar thuajse numër i njejtë i kërkesave. Këtë vit, mundësi aplikimi kanë patur edhe bujqit e rajonit të Rekës./Telegrafi/