Në shkollat e Vushtrrisë ka filluar shpërndarja e shujtave për nxënësit e ciklit të ulët në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë.
Sot kryetari Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e DKA Afrim Namani, kanë vizituar shkollën “Naim Frashëri” Vushtrri dhe ”Migjeni” në Stanoc dhe kanë shpërndarë shujtat për nxënës.
“Përtej një premtimi që po realizohet, simbolika e këtij projekti është edhe në atë se të gjithë nxënësit janë të barabartë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve të tyre. Shkolla, premtim e prioritet i yni”, deklaroi kryetar i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. /Telegrafi/