Në Qendrën e Kongresit në Ohër, sot u bë hapja zyrtare e Shkollës së dytë verore të Bashkësisë së Energjetikës (EnC). Shkolla verore do të zgjasë deri më 2 shtator dhe do të marrin pjesë 40 personat më të suksesshëm nga 25 shtete të Evropës Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe ekspertë – ligjërues për temën e energejtikës dhe ndryshimeve klimatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i Shkollës verore, ndër të tjera është ta përkrahë tranzicionin e sektorit enerhjetik dhe procesin e integrimit të shteteve të Evropës Juglindore me avancimin e të rinjve nëpërmjet edukimit për përkrahje në procese dhe sigurimin e një të ardhme të përmbajtshme për të gjithë. Kjo gjithashtu përfshin sigurimin e platformës për njohje dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe atyre që nuk janë anëtare të BE-së.
Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev tha se Qeveria do v punojë në ngritjen e prodhimit të kapaciteteve energjetike vendore me theks të veçantë në prodhimin e energjisë elektrike me burime të ripërtritshme.
“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në reformat e sektorit energjetik dhe për këtë në përgatitje e sipër është Ligj i ri për energjetikë dhe Ligj për efikasitet energjetik. Për fat të keq, shteti jonë është prapa vendeve fqinje sa i përket reformave në sektorin energjetik dhe synimi është që me hapa të shpejtë të arrijmë nivelin e shteteve fqinje dhe më pas të synojmë nivelet e shteteve të zhvilluara evropiane”, u shpreh Angjushev./Telegrafi/