Para se bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar të bëhej krimineli më i pasur në histori, ai u rrit si një djalë i klasës së mesme, duke u përpjekur shumë për të siguruar jetesën.
Babai i Escobarit kishte qenë gjithmonë një figurë e munguar, duke e lënë nënën e tij që të rriste shtatë fëmijët.
Mungesa e nevojave themelore e transformoi Escobarin.
Ambicia e tij që në moshë të re, ishte që të bëhej milioner që në moshën 22 vjeç.
Ndonëse mbreti famëkeq i drogës vrau me mijëra njerëz, ai mbeti një familjar i përkushtuar, ndaj gruas së tij Maria Victoria Henao dhe dy fëmijëve që të dy kishin, Sebastian Marroquin dhe Manuela Escobar.
Karriera kriminale e Escobarit nisi me mashtrime të vogla rruge, duke shitur cigare kontrabandë dhe bileta false llotarie.
Vetëm në 1975, Escobari nisi operacionin e tij të kokainë, duke kontrabanduar sasi të mëdha kokaine në SHBA me avionë.
Teksa kërkesa për kokainë u rrit shumë në SHBA, po kjo gjë ndodhi edhe me biznesin e Escobarit.
Shumë shpejt ai furnizonte 80% të kokainës në SHBA, duke e transportuar nga toka, ajri dhe deti.
Pablo Escobar ka dalë në shkallët e stadiumit bashkë me pjesëtarë të kartelit të tij të drogës, në një ndeshje futbolli.
Është thënë se bosi i kokainës ishte financuesi kryesor i Atletiko Nacional, skuadra e Medellin, që fitoi Copa Libertadores në Amerikën Latine në vitin 1989. Një tifoz futbolli që në vegjëli, Escobari gjithashtu ndërtoi shumë fusha futbolli, komplekse sportive dhe sponsorizoi skuadrat e fëmijëve.
Ndërkohë që Pablo Escobari shihej si armik nga qeveria e Kolumbisë dhe ajo e SHBA, ai konsiderohej si një lloj Robin Hudi për shumëkënd, pasi shpesh herë shpërndante para për të varfrit, përmes projekteve të strehimit dhe shërbimeve të tjera civile.
Pasi shumë prej njerëzve të Escobarit u arrestuan dhe iu gjetën 38 kg kokainë, mbreti i drogës u përpoq të korruptojë dy gjykatës, që po ngrinin çështjen kundër tij. Më pas ai urdhëroi vrasjen e dy policëve që e arrestuan dhe çështja u mbyll. Kështu nisi rruga e Escobarit, që ose i korruptonte autoritetet, ose i vriste.
Kanosja mbizotëronte në marrëdhënien e Escobarit me qeverinë kolumbiane. Politika e tij brutale, që mori emrin “plata o plomo”, përkthehet “prano paratë ose do të vrasim”. Kjo gjë shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë civilë, policë dhe zyrtarë shtetërorë.
I identifikuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në Kolumbi, ai humbi nga sytë gjatë një operacioni të madh SHBA-Kolumbi. Qeveria e SHBA kërkoi ekstradimin e tij, nëse kapej, për tu përballur me akuza për trafikim në Amerikë.
Besohet se Escobari mbështeti sulmin ndaj pallatit të drejtësisë në Kolumbi, i kryer nga guerilas të majtë.
Ky sulm rezultoi në vrasjen e gjysmës së gjykatësve.
Escobari shkruante në librin e tij se ai pagoi guerilasit e G-19 që të hynin në Pallatin e Drejtësisë për të djegur të gjithë dokumentet e Los Extraditables – grupi i trafikantëve të kokainës që rrezikohej të ekstradoheshin në SHBA, nga qeveria kolumbiane.
Luis Carlos Galan ishte një kandidat për president shumë i favorizuar, si dhe armik i Escobarit, për shkak të mbështetjes së tij të fortë për marrëveshjen e ekstradimit në SHBA.
Galani hipi në skenë përballë 10 mijë njerëzve në Soacha, përpara se të vritej me automatik në 1989. Autori ishte njëri nga njerëzit e Escobarit.
Në një atentat të dështuar për të vrarë kandidatin presidencial për në zgjedhjet e 1990, Cesar Gaviria Trujillo, besohet se Pablo Escobari vrau 107 njerëz të pafajshëm, duke përfshirë dhe tre në tokë, pasi vendosi një bombë në avionin e Avianca 203.
Pak minuta pas ngritjes, një person me kostum dhe me një valixhe në dorë ndezi bombën pranë serbatorit të avionit, në një zonë mbi bashkinë e Soachas, në 27 nëntor 1989. Ishte akti kriminal më vdekjeprurës në historinë e Kolumbisë.
Pas vrasjes së Luis Carlos Galan, administrata e Cesar Gavirias vuri në shënjestër Escobarin.
Pas negociatave, qeveria bindi Escobarin që të dorëzohej dhe ndalte aktivitetin kriminal për një dënim të reduktuar si dhe një trajtim preferencial.
Escobari u dorëzua në 1991 dhe u vendos në burgun që vetë kishte ndërtuar, La Catedral.
Pasi u zbulua se Escobari e vazhdonte biznesin e drogës nga brenda La Catedral, qeveria e zhvendosi në një tjetër burg.
Escobari dhe nëntë prej pasuesve të tij u arratisën nga burgu në 22 korrik 1992, pas 13 muajsh aty. Pas arratisjes së Escobarit, Komanda e Forcave të Operacioneve të Përbashkëta e SHBA si dhe Centra Spike u bashkuan në ndjekje të bosit të drogës.
Vrasja
Policia kolumbiane dhe forcat e ushtrisë sulmojnë nga çatia ndërtesën ku bosi i drogës ishte vrarë vetëm pak minuta më herët, gjatë një shkëmbimi zjarri mes forcave të sigurisë dhe Escobarit e truprojës së tij në 2 dhjetor 1993.
Vdekja e Escobarit dhe truprojës shënoi fundin e një ndjekjeje 16 mujore për Escobarin, njeriun që kontrollonte një prej perandorive më të pamëshirshme të trafikut të drogës.
Vrasje apo vetëvrasje?
Nuk është provuar asnjëherë se kush e qëlloi plumbin në kokë, që i mori jetën.
Të afërmit e Escobarit besojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, që të mos kapej i gjallë, pasi edhe një nga shprehjet e tij ishte të gjithë plumbat për armikun të fundit për vete, pasi ishte në gjendje të vriste veten dhe nuk pranonte të ekstradohej në SHBA.