Site icon Telegrafi

Filloi shit-blerja e duhanit në Maqedoni, pritet çmim më i lartë këtë vit

Ilustrim

“Blerja e duhanit ka filluar mirë, probleme nuk priten, ndërsa prodhuesit presin çmim më të lartë nga viti i kaluar pasi është më kualitativ”. Këtë sot e deklaroi zv.ministri i bujqësisë Vanço Kostadinovski, i cili sot së bashku me drejtorin e Inspektoratit për Bujqësi, Cvetan Tripunovski, vizituan pikën e shitjes “Aleanca” në Kavadar të Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shitja po shkon shumë mirë. Duhani ka kualitet të lartë këtë vit, dhe për kënaqësi të prodhuesëve dhe blerësve çmimi është i përshtatshëm për të gjithë. Pritet që disa ndërmarrje të marrin 20 mijë ton me çmim më të lartë nga viti i kaluar”, deklaroi Kostadinovski.

Ndërsa sipas Tripunovskit, nga 176 pika shitëse, janë hapur 63 nga firma të cilat kanë siguruar bonet./Telegrafi/

Exit mobile version