Ka filluar ndërtimi i urës së lumit të Bregallnicës në Zërnovci, e cila është arteria kryesore e komunikacionit që e lidh komunën me qytetin e Koçanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky ndërtim është i financuar me burime nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programeve të BE-së për sanim të dëmeve nga vërshimet. Ky ndërtim do të kushtojë rreth 800 mijë dollarë.
“Granit Fresine” ka filluar me shembjen e urës së vjetër për të krijuar kushte që të ndërtohet urë e re.
Gjatë vërshimeve në vitin 2015 në shkurt, ura e vjetër e ndërtuar para gjysëm shekulli u dëmtua seriozisht dhe u ndalua kalimi mbi të./Telegrafi/