Para disa minutash ka filluar seanca e parë e përbërjes së re parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
16:50 Ende nuk ka njoftim për atë se seanca do të vazhdojë dhe nëse do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, si dhe kur do të votohet për qeverinë e re të nëntë me radhë të vendit.
15:39. Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij ka deklaruar se në radhë të parë ka hasur vërejtje, ku një pjesë e materialeve nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare.
Ibrahimi poashtu ka kërkuar që të mos i verifikohet mandati Johan Tarçullovskit, i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime lufte, ndaj shqiptare të Maqedonisë, gjegjësisht masakrës në Luboten.
15:33. Zgjidhen deputetët e rinj të Maqedonisë. Me 119 vota Për dhe asnjë kundër Kuvendi e ka verifikuar mandatet e deputetëve të rinj.
14:20. Deputeti nga opozita, Oliver Spasovski në procedurën shënuese ka reaguar dhe nga foltorja para deputetëve ka thënë se kjo është e pashembullt dhe nuk është në pajtim me rregullat dhe Kushtetutën që me seancën të përfaqësojë Veljanoski.
14:05. Trajko Veljanoski nuk është tërhequr nga pozicioni i kryetarit te Parlamentit dhe ai e ka hapur seancën konstituive edhe pse shumë deputetë kanë reaguar ndaj këtij veprimi të deputetit nga partia në pushtet.
Në sallë janë prezent të gjithë deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa mungon vetëm Menduh Thaçi.
Puna e Kuvendit për sot ka katër pika të rendit të ditës:
1.Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
2.Verifikim i mandateve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
3.Zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve, zëvendës anëtarëve për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
4.Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/