Shefat e shteteve dhe qeverive, anëtare të NATO-s, sot dhe nesër do të mbajnë samit në Bruksel. Në samit presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të kërkojë nga aleanca që të mbledhin më shumë para për mbrojtjen. Dje Jens Stoltenber, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se disa vende japin vetëm 2 për qind nga buxheti i tyre për mbrojtjen. Ato janë SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania.
Mbuluesi më i madh i shpenzimeve të NATO-s janë SHBA-të. Një pjesë nga vendet janë afër kësaj përqindje, ndërsa disa vende tjera janë larg arritjes së kësaj.
Në Samitin e NATO-s, anëtaret priten që të marrin vendi, për strukturën komanduese të Aleancës e cila duhet të rritet për 1200 persona. Anëtaret e NATO-s duhet të sjellin vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. /Telegrafi/