Sot përfundon gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor në Maqedoni. Në pushim dimëror shkojnë rreth 270 mijë nxënës, ndërsa pushimi do të zgjas 23 ditë kalendarike.
Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme në bankat shkollore do të kthehen më 22 janar, njofton Koha.
Sipas statistikave, këtë vit në shkollë kanë shkuar 20.437 nxënës për herë të parë. Mësimin maqedonisht e ndjekin 13.218, ndërsa shqip 6.419 nxënës.
MASH njofton se nëpër shkolla të mesme këtë vit janë regjistruar 17.364 nxënës, ndërsa mësimi zhvillohet në 362 shkolla fillore dhe 108 të mesme.