Site icon Telegrafi

Filloi punën Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KRU ”Prishtina”

Ka filluar sot punën Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KRU “Prishtina”, ku edhe u mbajt një takim me drejtorët e rinj dhe zyrtarët e lartë të kompanisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, teksa thuhet se në këtë takim është diskutuar edhe për zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Po ashtu, temë e diskutimit ishin edhe gjendja e furnizimit me ujë në këtë periudhë të pandemisë.

“Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve u njoftuan më për së afërmi me objektivat zhvillimore të kompanisë, faturimin e arkëtimin, gjendjen e përgjithshme të furnizimit me ujë në këtë periudhë të pandemisë, zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid-19,  shpenzimet operative , rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë periudhës së pandemisë, etj. Ata u shprehën të gatshëm që do të punojnë pandalshëm në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version