Në qendrën për dizajn dhe inovacion “Dhoma e hapur” ka filluar edicioni i gjashtë i “Skopje Design Week”, e cila do të mbahet më 27 nëntor nën moton “Blooming Makers”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Skopje Design Week” mbrëmë filloi me hapjen e ekspozitës “Blooming Makers” ekspozitë kjo e bërë në Austri dhe me ekspozitën “Young Balkan Designers”. Kjo është ekspozita më e madhe austriake e cila është prezentuar ndonjëherë në Shkup.
Ndërsa me fillim në orën 16 sot ka filluar edhe segmenti i prezentimeve të “Skopje Design Week”./Telegrafi/