Site icon Telegrafi

Filloi me një ankesë për zhurmë, përfundoi me vdekjen e pesë personave – detajet shokuese të masakrës që ndodhi në Cleveland të Teksasit

Pesë persona u qëlluan për vdekje, duke përfshirë një 8-vjeçar, në një shtëpi në Cleveland, Teksas, pas një përplasjeje të premten mbrëma që filloi me një ankesë zhurme, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut San Jacinto.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një person i armatosur, i cili mbetet i lirë, me sa duket ishte duke qëlluar me pushkë në një oborr dhe fqinjët i kërkuan të ndalonte sepse një foshnjë po përpiqej të flinte, tha Sherifi i Qarkut San Jacinto, Greg Capers.

Më pas i dyshuari ia ka kthyer armën fqinjëve të tij.

Autoritetet i gjetën viktimat të premten mbrëma pasi kishte një raportim rreth orës 23:30 sipas kohës lokale.

Më pas shumë njerëz u qëlluan rreth rezidencës. Dy gra në një dhomë gjumi u gjetën të shtrira mbi dy fëmijë të vegjël që mbijetuan.

Viktimat u qëlluan mbi qafë nga një distancë e afërt, tha Capers.

Sipas sherifit, në momentin e të shtënave ndodheshin 10 persona brenda shtëpisë.

Mosha e viktimave varion nga 8 vjeç deri në rreth 40 vjeç, u tha Capers gazetarëve të shtunën herët në mëngjes. Viktima 8-vjeçare është konstatuar e vdekur në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version