Site icon Telegrafi

Filloi ndërtimi i kalimit kufitar Bellanovcë-Stançiq

Hapja Projektit të një kalimi të ri kufitar dhe ndërtimi i një ndërtese të përbashkët për shërbimet kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është prioritet në programin ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, të operohet nga Ministria e Pushtetit Lokal nga Maqedonia dhe Ministria e Administrimit Lokal nga Kosova, tha ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, i cili mori pjesë në fillimin e ndërtimit të kufirit të ri kufitar në mes Maqedonisë dhe Kosovës, Belanovce-Stançiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shuma e përgjithshme e projektit kap vlerën e 1.2 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë i ka siguruar mjetet e nevojshme për bashkëfinancimin e projektit, me vlerë nga 104 mijë euro.

Përfundimi i ndërtimit të kalimit kufitar dhe lëshimit të përdorimit të saj është planifikuar në fund të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version