Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, filloi mbedhja e Këshillit për Siguri, në të cilën vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.
Sot është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Pendarovski nga 18 marsi deri sot ka marrë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Në dy raste kohëzgjatja ishte 30 ditë ndërsa në të tretën ishte vetëm 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të këshillit, i ftuar është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Stevo Pendarovski do të jep deklaratë për media.