Ndërkohë në Gjykatën Penale të Shkupit sot në mëngjes ka filluar marrja në pyetje e dy vëllezërve të dyshuar dje në Klinikën për kirurgji për plagosjen e mjekut, Lubomir Ognenoviq.
Policia ka ngritur akuzë të vrasjes për tentativë vrasje, dhunë, sulm të personit zyrtar dhe armë mbajtje pa leje. Në klinikat e Shkupit edhe në mëngjes dukshëm është vërejtur numër i madh i policisë. /Telegrafi/