Telegrafi

Filloi lirimi i hapësirave publike në Prishtinë, largohen terrasat në Lakrishtë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës sot ka filluar lirimin e hapësirave publike (largimin e terrasave) në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen “Kryeqyteti Prishtina”, në rrjetin social në Facebook.

Në këtë postim përmes publikimit të disa fotografive shihen se si janë duke u larguar këto terrasa. /Telegrafi/