Një adoleshente myslimane e cila është gjetur e lidhur në një pemë, ishte rrahur brutalisht nga familjarët e saj në pjesën verilindore të Indisë, si ndëshkim që ishte larguar nga shtëpia me të dashurin e saj hindus.
18-vjeçarja e paemëruar ishte larguar nga shtëpia kundër vullnetit të familjarëve, për të vazhduar jetën me një djalë të ri që i përket një feje tjetër. Por, pasi që familjarët e kishin gjetur, e kishin lidhur në një pemë dhe e kishin rrahur përplot pesë orë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme që është filmuar me telefon të mençur nga dëshmitarët e shumtë ka ndodhur në një fshat të vogël në Nawada. Mediat lokale raportojnë se 18-vjeçarja ishte larguar nga fshati me partnerin e saj i identifikuar si Rupesh Kumar, edhe përkundër faktit që familjarët ia kishin ndaluar që të takohet me të.
Dyshja planifikonin të martoheshin, por pasi që familjarët e saj i kishin gjetur, këshilli i fshatit ka vendosur që vajzën ta dënojnë për “çnderim” të komunitetit. Në video shihet vajza e shtrirë në tokë e lidhur në një pemë, derisa turma përreth saj nuk ndërmerrnin asgjë për ta ndihmuar.
Mediat lokale raportojnë se në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe policia, por deri më tani askush nuk është arrestuar për këtë ngjarje të tmerrshme. /Telegrafi/