Agjencia për ndihmë financiare në vend dhe zhvillim rural, ka paguar 7.3 milionë denarë për prodhimin edhe shitjen e peshqve në treg në gjithsej 14 subjekte. Me mjetet nga kjo masë dhe nëpërmes programit të peshkim dhe akuakulturës se nxitet zhvillimi i peshkimit dhe prodhimi i peshqve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për pagesën e fondeve për përfituesit e masës “Mbështetje financiare për peshkun e prodhuar dhe të tregtuar në treg”, i cili realizohet përmes programit të peshkimit dhe akuakulturës.
Kjo mbështetje financiare u takon të gjitha subjekteve që kanë prodhuar dhe shitur peshk në tregje, të cilat gjatë asaj periudhe nuk kanë importuar peshk të gjallë.
Drejtori i Agjencisë, Nikolçe Babovski, informon se mbështetja jepet hap pas hapi në varësi të kapacitetit të peshkut dhe peshkut të shitur./Telegrafi/