Telegrafi

Filloi karnavali i Brazilit: Valltarët me veshje shumëngjyrëshe, mbushën rrugët e Sao Paolos (Foto)

Valltarët me veshje shumëngjyrëshe, përplot xixa dhe pupla kanë mbushur rrugën e Sao Paolos, në fillimin e festimeve të karnavalit të Brazilit, që zgjatë pesë ditë.

Turistë nga e mbarë bota, por përcjellin organizimet e shkollave më të mëdha të vallëzimit, që për një vit kanë përgatitur lëvizjet e caktuara, të sinkronizuara me ritmet muzikore, transmeton Telegrafi.

Organizimi i këtij viti, po bëhet nën moton e të drejtave të njeriut, duke kërkuar barazitë të plotë ne mes të gjinive.

Pjesëmarrësit e të gjitha moshave, janë argëtuar deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa shoqëroheshin me muzikë nga këngëtarët lokal.

Ky organizim i përvitshëm, mbledhë vizitorë të shumtë, ndërsa sjellë të ardhura të shumta.

Rezervimet e hoteleve nisin të bëhet disa muaj më herët, ndërsa lokalet mundohen të sigurojnë sa më shumë dekorime braziliane, të cilat blihen pothuajse në tërësi. /Telegrafi/