Site icon Telegrafi

Filloi Kampi Edukativ Nacional U15

Në hapjen solemne futbollistët e rinj, trajnerët dhe ekipin përzgjedhës fillimisht me një fjalë rasti i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili foli për përkushtimin që po tregon FFK-ja për këtë kamp.

Ndërkaq që në emër të kryetarit të FFK-së, turneun e shpalli të hapur nënkryetari Agim Ademi, i cili mes tjerash theksoi se ky kamp që po mbahet tash e disa vjet që është i vetmi i formatit të tillë në rajon dhe ky është një rast i mirë për të vënë bazat jo vetëm të përfaqësueses U-15 por që do të krijon një bazament të fortë edhe për më tej.

Nga ana e ti duke folur për rëndësinë e kampit përzgjedhësi Albert Bunjaku theksoi se kjo veç karakterit sportive ka edhe njohjen mes veti të këtij numri të madh të futbollistëve. Duke ju drejtuar futbollistëve ai u ka thënë se ju shumë shpejt një ditë do të mbroni ngjyrat e përfaqësueses A të Kosovës.

Dy ndeshjet e zhvilluara janë:

Prishtina I – Ferizaj 4:1

Gjakova – Prizreni 5:0

Exit mobile version