Telegrafi

Filloi Java e Konsumatorit në Kosovë

Këshilltari i ministrit Nehat Ramadani pohoi se Qeveria, përkatësisht, Ministria e Tregtisë, pothuajse ka përfunduar kompletimin infrastrukturës ligjore konform shteteve të Bashkimit Evropian, me çka garanton një mbrojtje të konsumatorit në të gjitha aspektet.

Ndërsa, Myzene Selmani, përfaqësuese e Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria ka bërë shumë pak në këtë drejtim. “ Konsumatori kosovar është larg të qenit i mbrojtur, e aq me pak i sigurt në mallrat që i konsumon”, ka pohuar Selmani./ekonomisti/