Site icon Telegrafi

Filloi gjykimi ndaj Zhan Mitrevit

Absolutisht nuk ndihem fajtor, tha i akuzuari Zhan Mitrev, i cili akuzohet për rastin “mashtrim”, ndërsa para seancës në të cilën fjalën hyrëse e kishte vetëm Prokuroria, ai u prit me duartrokitje nga përkrahësit e tij.

Përveç Mitrevit, para gjykatës doli edhe përfaqësuesja e personit juridik – spitalit “Zhan Mitrev”, e cila tha se aktakuzën e refuzon në tërësi… Dhe pas deklaratës së të akuzuarve, fjala hyrëse pasoi te Prokuroria, gjatë së cilës prokurorja Iskra Haxhi Vasileva pohoi se do të dëshmohet vepra për të cilën ekziston akuza.

“Ka akuzë për krim të rëndë dhe veprimi i saj ka pasoja edhe për personin juridik. Këto janë faktet dhe nuk mund t’i shtrembërosh kundër logjikës. I akuzuari ka kryer mashtrim me dashje dhe kjo Prokurori do ta vërtetojë pa dyshim”, tha prokurorja.

Mbrojtja do të ketë fjalën hyrëse në seancën e radhës, e cila është caktuar për 15 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version