Ka filluar fushata e korrje shirjeve, apo grumbullimi i grurit në Komunën e Malishevës. Fillimin e korrjes së grurit, sot e ka përcjellë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku dhe komisioni komunal për monitorimin e korrje shirjeve në Malishevë. Me këtë rast, i kanë uruar pronarët, për grumbullimin e grurit.
“Uroj që rendimenti të jetë sa më i madh. Korrja e grurit, është festë, pasi sot ju po e bëni grumbullimin e grurit, përkatësisht po e siguroni bukën, e cila realisht fitohet me punë dhe mund të madh, por futja në hambar e grurit është festë dhe uroj që të gjeni sa më shumë grurë”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në arat me grurë, në të cilat ka filluar korrja e grurit.
Për korrjen dhe grumbullimin e grurit, i ka uruar edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, si dhe drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku.
Drejtori për Bujqësi, Mazreku, tha se “drejtoria ka planifikuar fillimin e korrjes së grurit rreth datës 10 korrik, mirëpo pronarët e tokave me grurë e kanë filluar korrjen e grurit. Megjithatë, bazuar në matjet për lagështinë e grurit, rezulton të jetë në rregull dhe pa rrezik edhe pse është filluar para kohe. Lagështia e grurit është brenda parametrave të lejuar për korrjen e grurit”.
Në territorin e Komunës së Malishevës, janë të mbjella 3722 hektarë me grurë, ndërsa pritet që në fushatën e korrje shirjeve të angazhohen mbi 30 kombajna nga komuna jonë, si dhe kombajna tjera të ardhura nga lokalitet jashtë Malishevës, ndërsa fushata e korrje shirjeve, pritet të përfundoj brenda 20 ditëve, varësisht edhe prej kushteve atmosferike. /Telegrafi/