Site icon Telegrafi

Filloi fushata e dezinsketimit të zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e komunës së Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik, ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave që konsiderohen endemike, Dezinsektimi, bëhet kundër rriqrave, si bartës të virusit vdekjeprurës të EHKK.

Në një njoftim për media, dezinsektimi do të realizohet në të gjitha zonat që konsiderohen endemike dhe do të jetë i mbikëqyrur si nga shtabi komunal dhe zyrtarët përgjegjës, ashtu edhe nga ekspertët e kësaj fushe.

Po ashtu, edhe në qendrat mjekësore në Komunën e Malishevës, janë marrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat, për largimin e tyre dhe kujdesin e duhur mjekësor, përfshi edhe analizat, ndërsa laboratori në QKMF në Malishevë, do të punoj me orar të zgjatur, deri në përfundimin e periudhës që konsiderohet e rrezikshme.

Përndryshe, përkundër rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në territorin e Komunës së Malishevës, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK, dhe tani po hyjmë në vitin e pestë që nuk ka raste të infektimit dhe në vitin e gjashtë që nuk ka raste të vdekjeve nga EHKK. /Telegrafi/

Exit mobile version