Telegrafi

Filloi eksporti i ujit mineral të Kllokotit në Zvicër

Fetah Ostërgllava, menxher i shitjes ne Fabrikën e Ujit Mineral, ka deklaruar se në kontratën e nënshkruar me Ndërmarrjen Eduardi gmbh, nga kantoni Uri në Zvicër është siguruar eksporti i 1 milion shisheve 1.5 litrash të ujit mineral.

Cilësia e ujit natyral mineral dhe tradita 44 vjeçare kanë bërë që ky lloj uji të kërkohet edhe jashtë Kosovës.

Ostërgllava posaçërisht thekson ndihmën dhe përkrahjen e Odës Ekonomike të Kosovës në realizimin e kësaj kontrate. /QiK/