ëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në asfaltimin e segmentit të rrugës Prelez i Jerlive – Ferizaj, pjesë e rrugës nacionale N2, Prishtinë -Ferizaj.
Ky segment rrugor tejet i frekuentuar po asfaltohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe ka gjatësi mbi 1 kilometër, kurse gjerësia e saj është 7.5 metra.
Zëvendësministri Rexhep Kadriu, u njoftua nga afër me punimet në rehabilitimin e kësaj rruge, e cila sot ka filluar së asfaltuari, ndërsa nga kompania e mirëmbajtjes ka kërkuar që krahas cilësisë, të jenë të shpejtë dhe efikas, në mënyrë që të evitohen kolonat e gjata në trafik.
Ministria e Infrastrukturës në vazhdimësi është duke ndërhyrë në rrugët ekzistuese të cilat janë të dëmtuara, në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohet infrastrukturë moderne dhe më e sigurt. /Telegrafi/