Site icon Telegrafi

Filloi asfaltimi i rreth-rrotullimit në hyrje të Pejës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj me bashkëpunëtor të tjerë të MI-së, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rreth-rrotullimit në hyrje të qytetit të Pejës.

Projekti për zgjerimin e rrugës në hyrje të Pejës, ka kosto mbi 2 milionë euro dhe ka për qëllim lehtësimin e komunikacionit në hyrje të qytetit, si dhe t’i jap Pejës pamjen që e meriton.

Zëvendësministri Selimaj, ka kërkuar nga kompania ndërtuese që të zbatohet me përpikëri projekti dhe të respektohet plani dinamik i zbatimit, në mënyrë që qytetarët e Pejës ta kenë në shfrytëzim sa më parë këtë arterie lidhëse mes Pejës dhe pjesës tjetër të Kosovës.

Komuna e Pejës, ashtu si edhe komunat tjera në tërë Kosovën, është përfituese nga fondi përkrahës afro 42 milionë euro, i ndarë nga Ministria e Infrastrukturës, për përkrahje të projekteve infrastrukturore të komunave.​ /Telegrafi/

Exit mobile version