Telegrafi

Filloi aktiviteti për identifikimin e personave pa dokumente personale në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me MPB dhe Drejtoria për librat amë, filloi aktivitetet për identifikimin e personave të cilët nuk posedojnë dokumente personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gostivari është njëri ndër vendet e cila ka më shumë të ashtuquajtur “Fantome”. Nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar, u bëjnë thirrje personave që të ngrenë kërkesë në sportelet e Drejtorisë për libra amë, që t’i zgjidhin problemet dhe të vinë deri tek posedimi i dokumenteve personale, informon “radio stacioni kanal 77”.

Mendohet se në vendin ton ka afërsisht rreth 5000 persona çka nuk posedojnë asnjë dokument personal. /Telegrafi/