Site icon Telegrafi

Fillimvit i keq për industrinë e lojërave

Janari ka qenë një muaj bukur i keq për për industrinë e lojërave kompjuterike, e posaçërisht janë prekur Nintendo e Sony, pohojnë analistët e kompanisë Wedbush.

Sipas vlerësimeve të Wedbush, Microsoft ka shitur 380.000 Xbox 360, me të cilën gjë ka tejkaluar konkurrentët tjerë në treg dhe ka arritur rezultate të cilat janë për 14 për qind më të mira krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, Nintendo ka shitur 320.000 Wii, që është për 31 për qind më pak se një vit më parë, derisa Sony ka shitur 240.000 PlayStation 3, respektivisht 13 për qind më pak se në janar 2010.

Në fushën e konzolave bartëse të lojërave vlerësohet se Nintendo ka shitur 350.000 njësi të DS, që është rënie prej 17 për qind krahasuar me një vit më parë, derisa Sony ka shitur vetëm 80.000 PSP, apo 20 për qind më pak se në janarin e vitit 2010.

Marrë në përgjithësi shitja e harduerit për lojëra ka rënë për 13 për qind në janar, e vlerësohet se ka rënë edhe shitja e vet lojërave për 11 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version