Fillimi i shekullit XX, në sytë e Jack Londonit: Shkrimtari i famshëm dhe fotografi i panjohur
Agron Shala
Kur përmendet emri i Jack Londonit, njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar i njhur amerikan, autor i mbi 50 librave, përfshirë librat e dashur të fëmijërisë sonë – “Kushtrimi i të parëve” dhe “Dhëmbi i bardhë”. Shumë të tjerë mbase e kujtojnë se ai ka qenë një udhëtar dhe veprimtar shoqëror.
Megjithatë pakkush e ka ditur se London ka qenë edhe një fotograf tejet produktiv. Gjatë gjithë jetës së tij ka realizuar mbi 12 mijë fotografi.
Deri në vitin 2010 shumica e fotografive të shkrimtarit kishin mbetur të panjohura, deri kur u botua albumi i tij me 200 kuadro. Autorë të këtij botimi janë Jeanne Campbell Reesman, Sara S. Hodson dhe Philip Adam.
Më poshtë janë disa nga këtë foto që Jack London i ka shkrepur në disa kontinente të botës. /ExLibris/