Site icon Telegrafi

“Fillimi i ri, homofobë të njëjtë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para selisë së PDK-së

Deklarata e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku se nuk do të votoj pro Projekt Kodit Civil, pasi aty përfshihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë, ka nxitur reagimin e komunitetit LGBT në Kosovës.

Si rezultat i kësaj disa organizata të shoqërisë civile kanë mbajtur sot një aksion para zyrave të PDK-së në Prishtinë.

“Prandaj, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, organizatat kanë organizuar një aksion selisë së PDK në të cilën kanë marrë pjesë 5 aktivistë. Aktivistët kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme si dhe flamuj LGBTI. Të gjitha masat e sigurisë kundër COVID-19 janë respektuar, duke përfshirë distancën dhe maskat. Po ashtu organizatat i kanë shkruar Partinë Demokratike të Kosovës duke kërkuar që të japin përgjigje nëse deklarata e z. Mërgim Lushtakut në foltoren e Kuvendit të Kosovës janë edhe qëndrime të PDK dhe si do t’i adresoj PDK mos durimin dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale nga anëtarët e saj që mbajnë poste publike dhe që janë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më 21 tetor 2020, duke e parafrazuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Mërgim Lushtakun i cili nga foltorja e Kuvendit të Kosovës thotë që: Shkenca ka vlerësuar që legalizimi i martesës së seksit të njëjtë do të çoj në efekte katastrofike shoqërore dhe familjare… Shumica e studiuesve bien dakord se fëmijët e rritur nga prindërit biologjik të një martese të qëndrueshme janë më të mirë sesa fëmijët në forma tjera familjare… Martesa është në mënyrë të natyrshme institucion heteroseksual. Gjithashtu, ajo çfarë mund të nxjerrim prej martesës së seksit të njëjtë është që fëmijët nuk kanë nevojë për nëna dhe baballarë dhe se martesa nuk është qëllim që të ketë foshnje. Ky model i martesës i sheh fëmijët opcional dhe të pa rëndësishëm.

Organizatat e shoqërisë civile, Qendra për Liri dhe Barazi (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Civil Rights Defenders (CRD) besojnë që këto deklarata janë tërësisht të papranueshme dhe një veprim i tillë vetëm sa rrit mos durimin, urrejtjen e mosbesimin ndër njerëzor, ngase ofendimi, jo-toleranca i një grupi të caktuar shoqërorë nuk paraqet asnjë vlerë.

Prandaj, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, organizatat kanë organizuar një aksion selisë së PDK në të cilën kanë marrë pjesë 5 aktivistë. Aktivistët kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme si dhe flamuj LGBTI. Të gjitha masat e sigurisë kundër COVID-19 janë respektuar, duke përfshirë distancën dhe maskat. Po ashtu organizatat i kanë shkruar Partinë Demokratike të Kosovës duke kërkuar që të japin përgjigje nëse deklarata e z. Mërgim Lushtakut në foltoren e Kuvendit të Kosovës janë edhe qëndrime të PDK dhe si do t’i adresoj PDK mos durimin dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale nga anëtarët e saj që mbajnë poste publike dhe që janë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ne kemi shprehur qëndrimin tonë që sipas shoqërive moderne, familja definohet si një grup i njerëzve që janë të lidhur nëpërmjet martesës, bashkëjetesës dhe lindjes. Antropologët dhe shoqëritë moderne njohin organizime të ndryshme të familjes. Ato mund të jenë burre, grua dhe fëmijë ose grua dhe fëmijë ose burrë dhe fëmijë si dhe burrë, burrë dhe fëmijë apo grua, grua dhe fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version