Site icon Telegrafi

Fillimi i fundit të SEKSIT, çfarë deri tani nuk e kemi ditur? (+18)

Realiteti virtual adhuruesve të pornografisë u ofron mundësinë e bashkëveprimit në aksion!

Kompania e specializuar për filma në realitetin virtual BaDoinkVR, në bashkëpunim me faqen e internetit PornHub ka filluar të ofrojë versionin gratis të simulimeve të veta seksuale, transmeton Telegrafi.

Në këtë kanal të ri mund të shikohen videot e xhiruara në teknikën speciale 3D për shikim nëpërmjet Oculus Rift-it, siç janë aparatet e Google Cardboard dhe aparatet e tjera të ngjashme.

Sipas asaj që thuhet, shikuesit do të mund të kënaqen me përmbajtjet në ‘plot 360 shkallë’.

‘Detyra jonë në PornHub është t’i ofrojmë publikut global inovacionet e teknologjisë. Tani shfrytëzuesit tanë jo vetëm që do të mund të shikojnë përmbajtjet tona, por do të mund edhe të marrin pjesë në to nëpërmjet interkasionit me yjet porno më të pëlqyera të tyre’, thotë nënkryetari i PornHub-it, Corey Price.

Në momentin e parë shumica e përmbajtjeve në ofertë është e orientuar për meshkujt heteroseksualë.

Shumica e përmbajtjes është e njëanshme kur është fjala për skenat me dialogë dhe për aktivitetin e dukshëm (aktorët e gjinisë mashkullore mezi apo fare nuk shihen as nuk dëgjohen), ndërkaq kjo është perspektiva për shumicën e shikuesve. Njerëzit kërkojnë më pak pozicione, por më shumë kontakte me sy, biseda të pista dhe afërsi të kamerës.

Për të promovuar këtë përmbajtje, PornHub për 10 mijë parapagues të rinj ka paraparë dhurata në formë të aparateve të Google Cordboard për realitet virtual. Videot mund të shihen nëpërmjet aplikacioneve në Oculus Rift-it, pastaj nëpërmjet pasqyrës në iOS dhe aparatet Android. /Telegrafi/

Exit mobile version