Site icon Telegrafi

Fillimet e Liridon Lecit: Si e transferoi Kosova e Prishtinës pasi ia shënoi gjashtë gola dhe si e mori në Gjermani brenda javës

Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Ai ka folur për tema të ndryshme duke filluar nga mënyra se si u transferua tek Kosova e Prishtinës – për të zbuluar prapaskena të tjera.

“Nëse nuk gaboj, tek grupmoshat U21-U13, merrte pjesë Kosova e Prishtinës në një turne në Gjermani, në atë kohë ka qenë trajner Haki Bllacaku dhe ish-presidenti i ndjerë (Ibrahim) Rugova na e pat financuar udhëtimin në Gjermani në atë turnir”, ka thënë fillimisht Leci.

“Një javë para se të shkoja në Gjermani, erdhi Kosova e Prishtinës një ndeshje të fundit miqësore para se me shku me lujt me Traktorin”.

“Unë në atë kohë luaja si sulmues dhe isha në atë ndeshje, ndërsa shënova 5-6 gola. U kry ndeshja dhe i shënova gjashtë gola”

“Erdhi Hakiu dhe tha kush është ky djali. U interesuar. E falënderoj trajnerin Hakiun, pasi kontaktoj me axhin tim dhe i tregoi se do të shkonim në Gjermani dhe më duhet një lojtar i tillë i kësaj grupmoshe”, ka rrëfyer më tej ish-futbollisti mes tjerash.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:00, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix dhe Lasko./Telegrafi/

Exit mobile version