Site icon Telegrafi

Filli dentar mbron zemrën

Me siguri kur shkoni te dentisti, ai ju pyet a e përdorni apo jo fillin dentar sa duhet. Dhe ka të drejtë.

Filli dentar është mënyra më e mirë për të mbrojtur dhëmbët dhe mishrat sepse shkon aty ku furça nuk mundet, por ai nuk mbron vetëm gojën, por të gjithë trupin.

Dihet që grumbullimi i ushqimeve dhe papastërtive bëhet shkak për infeksion, por infeksioni nga goja mund të përhapet lehtësisht në të gjithë trupin duke u bërë faktor risku edhe për zemrën, thotë mjeku Sanjay Gupta që realizon spotet e CNN.

Përdorni sa herë mundeni fillin dentar dhe pastaj lajini dhëmbët me furçë, kështu do të keni dhëmbë të shëndetshëm, buzëqeshje më të bukur dhe do të mund të jetoni më gjatë sepse jeni duke vepruar si duhet, duke u kujdesur për gojën, kujdeseni edhe për trupin.
 

Exit mobile version