Mjekësia estetike është një trend i ri në mjekësinë moderne. Krahas shëndetit njerëzit gjithnjë e më shumë po kërkojnë nga mjekësia edhe zgjidhje për pamjen e tyre.
Trend tjetër është kërkesa që produktet që përdoren të jenë të shëndetshme dhe organike. Sot, përveç në ushqim, prodhimet organike po kërkohen edhe në mjekësinë estetike.
NEAUVIA ORGANIC (NUVIA) është brendi më i ri i fillerëve dermal me bazë acidin hyaluronik që ka bërë revolucion në lëminë e mjekësisë estetike.
Neauvia fillerët dermal janë fillerët e parë organikë që përmbajnë acidin hyaluronik më të pastër dhe formulën më të avancuar që i japin fytyrës freski dhe shkëlqim. Acidi hyaluronik konsiderohet përbërës i standardit të artë për mbushjen dhe hidratimin natyral të indit lëkuror.
Këta fillerë dermal, falë përbërjes së tyre, janë të sigurt, efikas, të pastër, japin efekt shumë natyral e që zgjat më shumë se kur përdoren fillerët tjerë. Fillerët dermal NEAUVIA janë brend kryesor i kompanisë “Matexlab” me seli në Lugano të Zvicrës ndërsa në Kosovë vijnë përmes kompanisë “Ej-Center”.
Përfaqësia e “Neauvia” në Kosovë tanimë ka trajnuar 35 mjekë për aplikimin e këtyre fillerëve dermal. Fillerët dermal janë pajisje medicinale dhe si të tillë duhet të injektohen vetëm nga mjekët.
Këta mjekë janë trajnuar nga ekspertë ndërkombëtarë të ”NEAUVIA Scientific Institute” dhe janë të gatshëm të ofrojnë shërbime për pacientët.
NEAUVIA ORGANIC ka gamë të gjerë të produkteve dhe përveç fillerëve dermal prodhon edhe produkte kozmeceutike për mirëmbajtjen e lëkurës dhe kundër plakjes së lëkurës për të gjitha moshat.
Formula inovative e këtyre produkteve është e sigurt, efikase dhe pa efekte anësore.
Për më shumë kontaktoni faqen zyrtare në Facebook ose numrin e tel: 049230200; 044879949. Gjithashtu mund të vizitoni pikën në adresën: Rr. Garibaldi No. 17, Prishtinë dhe email: Neauviaks@gmail.com