Site icon Telegrafi

Filippini: Protestoj që tu tregoj njerëzve se jam me ta (Video)

Ish ambasadorja holandeze, Simone Filippini, mbrëmë ishte pjesë e protestave të „Revolucionit Laraman“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e Nova, përse proteston, ajo është përgjigjur se ka ardhur në protestat sepse brengoset për popullin e Maqedonisë dhe për situatën në vend.

„Brengosesha kur isha ambasadore, por edhe më pas kur nuk isha, dhe akoma vazhdoj ta bëj këtë. Në fakt mendoj që ky është ai solidaritet të cilët ne duhet ta kemi për njëri-tjetrin në Evropë. Besoj se është në fuqinë e njerëzve dhe e drejtë e tyre të protestojnë kundër qeverive apo veprimeve qeveritare të cilat nuk janë në rregull” ka thënë Filippini.

Ajo ka shtuar se kur bisedon me njerëzit në Maqedoni, ata gjithnjë i thonë se u nevojitet liria dhe që dëshirojnë të kenë mundësi ta ngritin zërin e tyre, duan të jenë të dëgjuar dhe prandaj konsideron se është shumë e rëndësishme ti përkrah./Telegrafi/

Exit mobile version