Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka nënshkruar para tre muajve një ligj, që parandalon dhe dënon ashpër përdoruesit të duhanit.
Të gjithë ata që kapen duke tymosur duhan në publik, qoftë vend i hapur apo i mbyllur, do të dënohen me pesë muaj burg dhe 100 euro gjobë, transmeton Telegrafi.
Ligji që ka hyrë në fuqi sot, ndalon edhe cigaren elektrike nëpër aeroporte, kazino, shkolla, trotuare dhe transport publik.
Tymosja lejohet në objektet e caktuara, që kanë nga dhjetë metra katrorë dhe aty mund të hynë vetëm personat e rritur.
Tashmë është krijuar një task forcë e posaçme, që ndjekë dhe ndalon duhanpirësit në mënyrë që të zbatohet ligji në masë të madhe.
Sipas një raporti të realizuar më 2014, më se 17 milionë filipinas konsumojnë duhan rregullisht, që është një e treta e popullsisë. /Telegrafi/