Site icon Telegrafi

Filipine, shtypën kartëmonedhat gabim

Në kartëmonedhë është paraqitur papagalli, i cili është shenjë mbrojtëse e Filipineve, por në vend të sqepit të kuq dhe puplat e verdha në bisht, dizajnerët paraqitën atë me sqep të verdhë dhe pupla të gjelbër në bisht.

Edhe harta e Filipineve po ashtu nuk ishte “si duhej”, pasi disa vende ishin vendosur krejtësisht gabimisht në hartë. Greben Tubbatah e zhvendosën 400 kilometra larg vendit ku vërtetë gjendet, ndërsa ishujt Batanes sipas hartës në kartëmonedhë, nuk i përkasin fare Filipineve.

Zëdhënësi i bankës Fe de la Cruz pranoi se ilustrimi në kartëmonedhë është gabim, por artistëve u është lejuar pak liri artistike.

Ky nuk është gabimi i parë në kartëmonedhat e Filipineve. Para pesë vitesh në kartëmonedhat e tyre ishte shkruar me gabime gjuhësore emri i presidentes së atëhershme, Gloria Arroyo. /Telegrafi/

Exit mobile version