Të paktën 36 persona humbën jetën sot në mëngjes nga asfiksia, kur një person hapi zjarr në një kompleks hotelesh, ku ndodhej edhe një kazino në kryeqytetin filipinas, Manila, njoftoi policia lokale.
”Trupat e të pajetëve u gjendën në zonën e kazinos, në katin e dytë dhe të tretë të Resorts World Manila”, tha drejtori i policisë së kryeqytetit, Osar Albayalde.
“Sipas të dhënave nga skena e ngjarjes, 36 persona vdiqën nga asfiksia”, deklaroi Albayalde për CNN.
Edhe i dyshuari për sulmin vdiq kur i vuri vetes zjarrin, më shumë se shtatë orë pasi kishte hyrë në këtë kompleks, që gjendet pranë një aeroporti dhe një baze ajrore, transmeton KP. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi terrorist