Jeffrey Stockbridge ka realizuar një set fotografik prej vitit 2008 deri më 2014, me fokus në të varurit nga droga që jetojnë nëpër rrugën e Filipineve.
Imazhet e kapura, tregojnë realitetin e hidhur të këtyre njerëzve pa mbështetje, që të penduar vazhdojnë të konsumojnë sepse nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër, transmeton Telegrafi.
“Kriza po shkon duke u rritur, teksa nuk po bëhen asgjë për t’i ndihmuar. Ata janë të pashpresë dhe moralisht të thyer”, ka thënë Stockbridge.
Fotografi pretendon se drogat si heroina dhe substanca tjera laboratorike shiteshin hapur, ndërsa shumica ofronin të kryenin marrëdhënie seksuale, në këmbim të një sasie të vogël.
Procesin e ngadalshëm të këtij dokumentimi, do ta përmbledh në një libër, si përpjekje të tregohet se çfarë vërtetë ndodhë në këtë shtet. /Telegrafi/