Telegrafi

Filipe Luis: Shpresoj të vazhdoj me Atletico Madridin  

Filipe Luis (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Kontratës së mbrojtësit Filipe Luis po i vije fundi me Atletico Madridin këtë verë, por braziliani shpreson të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm.

Braziliani e ka pranuar fitores 3-2 kundër Valencias të mërkurën mbrëma se ai do të dëshironte të vazhdonte me klubin Los Rojiblancos.

Megjithatë, 33-vjeçari shtoi se gjithçka është në duar të klubit nëse duan ta mbajnë ose jo.

Lexo po ashtu Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

“Shpresoj të vazhdoj sezonin e ardhshëm në Atletico. Dua të qëndroj dhe e kam bërë të qartë disa herë”, ka thënë fillimisht Luis.

Luis është ndër më të mirët në pozitën e tij (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Kjo varet nga klubi, nëse dëshirojnë që unë ta vazhdojë kontratën. Është në duart e tyre”.

“Jam duke i shijuar ndeshjet dhe shpresoj që mund ta bind Atleticon që të mbetem ende këtu”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/