Telegrafi

Filipe Luis pritet të largohet nga Atletico

Filipe Luis (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi brazilian, Filipe Luis , do t’i japë lamtumirën Atletico Madridit gjatë verës së ardhshme.

Për 33-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, nuk do të ketë rinovim, pasi klubi po vlerëson opsione të tjera, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë në Brazil – transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid

Flamengo e dëshiron mbrojtësin me insistim dhe ka nisur bisedimet me agjentin e brazilianit, për të cilin u përfol edhe për një kalim te Barcelona, por nuk pati asnjë kontakt.

Filipe Luis (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pasuesi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë një tjetër brazilian, Alex Telles i Portos.

Për Telles, Atletico Madridi do të paguajë 30 milionë euro skuadrës portugeze.