Site icon Telegrafi

Filipçe:Komisioni propozoi që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, për të tjerët mësim online

Foto: Kanal 5

Nxënësit deri në klasën e tretë duhet të shkojnë në shkollë, ndërsa për pjesën tjetër të ketë mësim onlajn, përkatësisht të mësojnë nga shtëpia, propozoi Komisioni për sëmundje infektive në takimin e sotëm me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Këtë për AIM e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i cili tha se ky propozim i Komisionit duhet të diskutohet në seancë të Qeverisë dhe të merret vendim përfundimtar.

“Për kopshtet e fëmijëve të hënën e ardhshme ose të martën do të kemi një takim tjetër me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ata po e azhurnojnë numrin, sepse tani ata shohin se sa fëmijë do të regjistrohen, kështu që bazuar në atë të vendoset”, shtoi Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version