Site icon Telegrafi

Filipçe: Zaev ishte motori i ndryshimeve në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri në qeveri u shpreh se Zaev ka qenë motori i ndryshimit në shëndetësi dhe mbështeti reformat shëndetësore gjatë katër viteve.

Ai falënderoi Zaevin për mbështetjen që i ka dhënë atij gjatë ushtrimit të funksionit ministër i Shëndetësisë.

“Arritëm për herë të parë në histori dyfish t’i rrisim pagat e punonjësve shëndetësor, të sigurojmë terapi cilësore për personat me sëmundje të rralla, siguruam insulinat më cilësore dhe të rinovojmë një numër të madh të spitaleve krahasuar me secilin në të kaluarën”, tha Filipçe.

Ai shtoi se bashkërisht kanë realizuar edhe projekte të tjera nga të cilat sot përfitojnë më së shumti qytetarët por edhe punonjësit shëndetësor.

“Falënderoj për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbi të gjitha, njerzillëkun që e dëshmoi në caktimin e prioriteteve në qeveri”, tha Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version