Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe një herë bëri thirrje për vaksinim të popullatës në mënyrë që t arrihet imuniteti kolektiv dhe të kthehet jetesa në normalitet.
“Vaksinimi është mënyra më e mirë për luftimin kundër pandemisë. Secili prej nesh duhet ketë pjesë në këtë luftë. Vetëm kështu mund ta kthejmë jetesën normale”, shkruan Filipçe.
Ai bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë në ueb-faqen vakcinacija.mk.
Ndryshe, javën e ardhshme pritet që të arrijë 200 mijë vaksina kineze të siguruara nga Qeveria e Maqedonisë dhe me këtë të fillojë vaksinimi masiv./Telegrafi/